Zbardhet draft statuti i PD/ Basha heq Bardhin, vetëzgjidhet kryetar i grupit parlamentar

Shqipëria

Zbardhet draft statuti i PD/ Basha heq Bardhin, vetëzgjidhet kryetar i grupit parlamentar

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 11:01
Lulzim Basha

Partia Demokratike këtë të shtunë do të mbledhë Kuvendin Kombëtar, ku do të zgjidhet edhe Këshilli i ri Kombëtar.

Ashtu siç ishte përcaktuar, mbledhja, e cila do të nisë në orën 10:00, do të bëhet në pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

Është zbardhur draft statuti i PD-së ku mësohet se Basha ka shkarkuar Gazmend  Bardhin dhe kompetencat e tij I ka marrë vetë ai duke u bërë kreu i grupit parlamentar kur kjo parti të jetë në opozitë.

‘Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave. Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar”, thuhet në ndryshimet e statutit të PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat