Përplasi për vdekje 6 vjeçarin, arrestohet i riu në Kavajë

Shqipëria

Përplasi për vdekje 6 vjeçarin, arrestohet i riu në Kavajë

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Kavajë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një 6 vjeçar.

Sipas policisë mësohet se në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen” një shtetas 25 vjeç.

Ndër të tjera mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 1, Kavajë, ku automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 25-vjeçari, ka përplasur një shtetas 6 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat