Frymën e fundit e dha në duart e motrës vrasëse, 37-vjeçarja do festonte nesër ditëlindjen

Shqipëria

Frymën e fundit e dha në duart e motrës vrasëse, 37-vjeçarja do festonte nesër ditëlindjen

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 10:27
Amanda Pushani

Amanda Pushani gjeti vdekjen nga dora e motrës së saj, pas një konflikti që nisi në banesë, ku Marsela Pushani po i kërkonte që të linte alkoolin, që e konsumonte prej gati 10 vitesh.

 Armanda Pushani do të festonte ditëlindjen ditën e nesërme (4 shtator), por humbi jetën vetëm dy ditë para se të mbushte 37-vjeç.

Pas vrasjes, familjarët tentuan të fshehin ngjarjen dhe raportuan atë si vdekje natyrale, por pas ekzaminimeve të kryera në trupin e saj u konstatuan plagë të shkaktuara nga thika.

Policia ka arrestuar motrën e saj, me profesion mësuese, ndërsa kjo e fundit ka deklaruar se vrasjen e bëri në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi 37-vjeçarja e kishte kërcënuar se do e vriste atë dhe nënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat