Prej ditësh në reanimacion, si paraqitet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos

Shqipëria

Prej ditësh në reanimacion, si paraqitet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 11:32
Fatos Nano

Pas ndërhyrjes kirurgjikale për t’i lehtësuar frymëmarrjen, gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit, Fatos Nanos paraqitet e qëndrueshme.

Burime spitalore konfirmojnë se parametrat jetësorë të ish-kryeministrit socialist janë të qëndrueshme.

Gazetarja e ABC News, Ajgena Korbi raporton se mjekët tregohen të rezervuar për të dhënë më tepër detaje për gjendjen shëndetësore të ish-shefit të socialistëve.

Ai ndodhet prej shumë ditësh i shtruar në reaminacion në një spital privat,  për shkak të problemit të tij kronik me mushkëritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat