Bomola rrezikon familjen në Vlorë, pas rrjedhjes së gazit përfshihet nga flakët

Shqipëria

Bomola rrezikon familjen në Vlorë, pas rrjedhjes së gazit përfshihet nga flakët

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Bombula e gazit ka rrezikuar një familje në banesën e tyre në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.

Bombula ka pasur një rrjedhje gazi dhe më pas është përfshirë nga flakët. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve që kanë bërë të mundur parandalimin e shpërthimit të bomulës.

Në banesë ka patur disa dëmtime të pajisjeve elektroshtëpiakeve.

Shefi i Zjarrfikëses, Luan Kapaj shprehet se ishte ndërhyrja në kohë që shmangu dhe shpërthimin e bombulës duke rrezikuar personat që ndodheshin në banesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat