80 mln lek shpenzime, matësa të veçantë për ujë e drita tek konçesionari, Ministria: Nuk i shmangim dot si pagesa, i kemi në kontratë

Shqipëria

80 mln lek shpenzime, matësa të veçantë për ujë e drita tek konçesionari, Ministria: Nuk i shmangim dot si pagesa, i kemi në kontratë

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 13:39
Foto nga takimi

Futja e shërbimit privat në procesin e sterilizimit të paisjeve kirurgjikale, solli rritjen e shpenzimeve financiare për të gjithë spitalet rajonale dhe vetë qëndrën spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

Qëllimi i vendosjes së matësave për konçesionarin në disa spitale rajonale, ka qënë ulja e shpenzimeve në buxhetin e tyre dhe kalimin e detyrimeve në ujë dhe energji elektrike tek “Sani Service”.

Një veprim të tillë e kanë kryer spitalet rajonale në Lushnjë, Fier, Berat, Korçë, Pogradec, Ersekë. “…me vendosjen e matësave të veçantë, shpenzimet për ujë dhe energji elektrike, janë faturuar në muaj më vlerë 6 milion lekë në muaj ose në vlerë vjetore 70 deri në 80 milion lekë në vit.

Për këtë shumë parash të gjitha këto spitale, kërkuan fonde në vitin 2019 nga Minisitria e Shëndetësisë, për të përballuar shpenzimet financiare të dala nga procesi i shërbimit të konçesionarit “Sani Service”.

Por në 11 shkurt 2019 ministria e Shëndetësisë, i kthen përgjigje spitalit të Lushnjës se:”…për sa kohë M.SH është palë e kontratës, ka detyrim të zbatojë përcaktimet kontraktuale të përcaktuara në të. Kjo pikë do negociohet me “Sani Service”, por për sa kohë nuk ka përfunduar ky proces, do vazhdohet me të njëjta kushte…”.

Më tej në dokument drejtuesit e spitaleve, paralajmërohen që mos tejkalojnë numrin e operacioneve, pasi kjo do sillte dhe fryrjen e buxhetit financiar.

Nga ana tjetër, SPAK dhe Gjykata e Posaçme, ka konstatuar parregullshmëri ligjore dhe konflikt interesi në shpalljen e fituesit “Servizi Italia”, të përfaqësuar nga emigranti shqiptar, Ilir Rrapaj.

Prej muajit Gusht, Ilir Rrapaj dhe shoku i tij ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, janë arrestuar nga SPAK. Ndërsa 6 persona të tjerë, që kanë shërbyer si anëtarë të Komisionit të Dhënies së Konçesionit dhe Grupit të Negocimit të Kontratës, janë vënë në masën e “detyrimit për paraqitje” dhe “arrest shtëpie”.

Por gjatë shqyrtimit të masave të sigurisë, gjykata ka orienjtuar dy prokurorët Ened Nakuçi dhe Ervin Kondili, të hetojnë pozicionin penal të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat