Shqipëria e para në Evropë gjatë korrikut për numrin e pasagjerëve, Rama: Shqiponja po fluturon lart

Shqipëria

Shqipëria e para në Evropë gjatë korrikut për numrin e pasagjerëve, Rama: Shqiponja po fluturon lart

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 14:27
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri të ditur se Shqipëri ka dalë të jetë e para në Evropë gjatë korrikut për numrin e pasagjerëve.

Rama e dha këtë lajm përmes postimeve në rrjetet sociale, ku u shpreh se “Shqiponja po fluturon lart”.

“Përsëri në krye edhe në muajin korrik për rritjen e numrit të pasagjerëve të aviacionit civil në Europë. Shqiponja po fluturon lart”, u shpreh ai.

Image
Tabela

Tutje, Rama bëri të ditur se është shënuar një rritje prej 116 për qind që nga viti 2019.

“Tabela e Korrikut të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve krahasuar me vitin 2019, Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje të pabesueshme prej 116 përqind”, shkroi tutje ai,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat