Gjirokastër, zjarri përfshin kullotën në Picar rrezikohen banesat

Shqipëria

Gjirokastër, zjarri përfshin kullotën në Picar rrezikohen banesat

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Një vatër zjarri është shfaqur rreth orës 16.00, të ditës së sotme, në një sipërfaqe kullote në periferi të fshatit Picar, Gjirokastër.

Të ndihmuara nga era dhe terreni i thatë flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme të kullotës malore duke rrezikuar shtëpitë në rrethinat e fshatit.

Strukturat e Shërbimit Zjarrfikës, bashkisë si dhe banorët po ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit.

Lokalizimi flakëve bëhet i vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe malor. Përgjatë muajve të verës në Qarkun Gjirokastër u regjistruan vatra zjarri problematike, në pyje dhe kullota, ndërsa u proceduan penalisht autorët e dyshuar të këtyre zjarrvënieve, të cilët janë kryesisht barinjtë që përdorin sipërfaqet kullosore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat