Manastirliu: Mbi 50 mijë pushues dhe turistë morën shërbim në qendrat shëndetësore veror

Shqipëria

Manastirliu: Mbi 50 mijë pushues dhe turistë morën shërbim në qendrat shëndetësore veror

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Më shumë se 50 mijë pushues dhe turistë kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore të hapura nga veriu në jug përgjatë këtij sezoni turistik.

Shifrën e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila në një postim në rrjetet sociale  theksoi se 97 % e pushuesve nuk janë transferuar drejt spitaleve, pasi kanë marrë shërbimin e duhur dhe të kualifikuar në qendrën shëndetësore, pranë vendpushimit.

“Punë fantastike e mjekëve dhe infermierëve të 30 qendrave shëndetësore verore dhe ekipit të Urgjencës Kombëtare për shërbimin në kohë dhe me cilësi  duke përballuar më së miri fluksin e jashtëzakonshëm të këtij sezoni turistik”, u shpreh Manastirliu.

Në të gjithë vendin në këto qendra shëndetësore verore ofrohen shërbime, vizita, konsulta, mjekime, me përforcim të personelit shëndetësor, me stafe të cilat trajnohen në vazhdimësi, për të menaxhuar rastet urgjente, e po ashtu përforcim me barna dhe materiale mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat