Ktheheshin në Greqi pas dasme, vdes 35-vjeçarja, plagoset dy të tjetë

Shqipëria

Ktheheshin në Greqi pas dasme, vdes 35-vjeçarja, plagoset dy të tjetë

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 08:17
Ilustrim

Një aksident me një grua të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur në aksin Sarandë – Qafe Botë në afërsi të Konispolit.

Sipas burimeve paraprake makina ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë Adriana Nikolli, 35 vjeçe, kurse ndër dy të plagosurit, njeri është bashkëshorti i saj Gëzim Prendi, njëherësh edhe drejtuesi i mjetit. Personi tjetër i plagosur nuk është identifikuar ende.

Ata janë banorë të fshatit Shëndëlli që punonin në Greqi.

Mësohet se të aksidentuarit mbrëmë kanë qenë në një dasmë, e ndjera martonte vëllanë dhe sot ajo është nisur për t’u kthyer në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat