Tiranë/ Në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, dhjetëra shoferë të arrestuar

Shqipëria

Tiranë/ Në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, dhjetëra shoferë të arrestuar

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Në përpjekje për të rritur sigurinë rrugore, në Tiranë janë ndëshkuar me masa administrative 10,641 drejtues makinash që kanë shkelin rregullat e qarkullimit.

Në pranga dhe nën hetim janë vënë 19 drejtues automjetesh, të cilët kanë qenë në kundërshtim me rregullat e qarkullimit.

-Janë vendosur 85 masa administrative, për xhama të errësuar.

-Janë vendosur 476 masa administrative, për shpejtësi mbi normat e lejuara.

-Janë vendosur 801 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

-599 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

-638 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

-Janë vendosur 716 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

-Janë bllokuar 9 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat