Zjarr në pyllin me pisha në Berat, nis beteja për shuarjen e flakëve

Shqipëria

Zjarr në pyllin me pisha në Berat, nis beteja për shuarjen e flakëve

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Një zjarr ka rënë në pyllin me pisha tek MCR-ja, në vendin e quajtur “Sheshi i Bukur”.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë dhe ndërhyrja drejt zonës së zjarrit u krye me mjete rrethanore. Kjo për shkak të terrenit të vështirë që e ka bërë të pamundur futjen e mjeteve në zonën e zjarrit, ku zjarrfikësit po punojnë me pompa krahu.

Në një kohë të shkurtër zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për mbylljen e tij të plotë. Si pasojë e zjarrit paraprakisht raportohet e djegur një sipërfaqe prej rreth 100 metër katror me pisha.

Në zonë kanë shkuar edhe dy patrulla policie, që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që sipas zjarrfikësve ka qenë i qëllimshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat