Kallëzohen 7 zyrtarët shtetërorë, Ulsi Manja zbardh detajet

Shqipëria

Kallëzohen 7 zyrtarët shtetërorë, Ulsi Manja zbardh detajet

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 11:59
Ministria e Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar evidentimin e një rasti korrupsioni nga punonjësit e Postës Shqiptare në Dibër Shkodër dhe Tropojë. 

Përmes një postimi në facebook Manja bën me dije se, se Agjentët Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë kanë kallëzuar në prokurori 7 zyrtarë të Postës Shqiptare për përvetësim të pensioneve. 

Sipas tij, këta zyrtarë i kanë shkaktuar një dëm shtetit prej 33 milionë lekësh përmes skemës së përvetësimit të pensioneve.

Ministri i Drejtësisë thekson në reagimin e tij se do të ketë zero toleramcë ndaj zyrtarëve të cilët abuzojnë me ligjin.

“Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, zyrtarë para drejtësisë!

Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit!

Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale!

Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore. Bëj pjesën tënde në luftën kundër korrupsioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat