Vizitorë të huaj në Tiranë/ Në 8 muaj Shqipërinë e vizituan 7.2 milionë turistë

Shqipëria

Vizitorë të huaj në Tiranë/ Në 8 muaj Shqipërinë e vizituan 7.2 milionë turistë

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Ditët e para të vjeshtës e gjejnë Tiranën plot me të huaj.

Turistë vijnë nga vende të ndryshme të botës dhe ndalesë të parë për të zbuluar Shqipërinë kanë kryeqytetin.

“Vend i këndshëm. Qytet interesant Tirana. Po na pëlqen. Është hera ime e parë këtu. Vij nga Gjermania”.

“Jo vetëm Tirana, por e gjithë Shqipëria. Kemi qene në Theth, Shkodër, Ksamil, kudo. Ka njerez të shoqërueshëm dhe panoramë të mrekullueshme”.

 “Po më duket këndshëm megjithëse e kam ditën time të parë këtu. Sheshi i madh me pemët përreth interesant”.

“Jam nga Zvicra, këtu ka njerëz të këndshëm, qytetin do ta zbuloj sot”.

Vij nga Franca, Paris, është hera ime në Tiranë, po më pëlqen, njerëzit janë të këndshëm”.

Vetëm gjatë gushtit vendin tonë e vizituan mbi 2 milion të huaj ose 18% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti me parë duke e çuar në rreth 7.2 milionë numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në këto 8 muaj.

Shifra i afrohet rekordit prej 7.5 milionë turistësh që u arrit në vitin 2022, viti më i mirë ndonjëherë në turizëm në bilanc shifrash.

Të dhënat u publikun në Facebook nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Të parët janë vizitorët nga Kosova, por të shumtë ishin dhe italianët, spanjollët, turqit e francezët që zgjodhën këtë vit të pushojnë në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat