Turistët shtuan kërkesat! Fluksi turistik sjell sfida të reja

Shqipëria

Turistët shtuan kërkesat! Fluksi turistik sjell sfida të reja

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Vlora ishte një nga qytetet bregdetare që pati numrin më të madh të vizitorëve këtë sezon turistik.

Por ky fluks i madh, sipas kreut të dhomës së tregtisë dhe industrisë në këtë qytet, Arben Breshani nxori dhe disa problematika të vogla në sektorin e turizmit.

“Nxori në pah përgatitjen tonë jo shumë të lartë. Mungesë në shtretërit turistik. Të kemi sa më shumë investime në këtë fushë”, thotë Arben Breshani, Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Suksesin e këtij sezoni turistik, Breshani e cilëson një sinjal pozitiv. Kjo pasi turistët tashmë kanë rritur kërkesat dhe për blerjen e apartamenteve.

“Të gjitha apartamentet janë shitur”, thotë Breshani.

Investitorët kërkojnë më shumë investime në fushën e turizmit pasi me përfundimin e ndërtimit të aeroportit, fluksi I turistëve do të rritet akoma dhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat