Mbanin arsenal armësh në banesë, në pranga dy vëllezër në Peqin

Shqipëria

Mbanin arsenal armësh në banesë, në pranga dy vëllezër në Peqin

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohen se kanë mbajtur arsenal armësh.

Sipas policisë vëllëzerit i kishin fshehur këto armë, në katër çanta në banesën e tyre.

Në vijim të punës së pandërprerë në terren, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kanë siguruar informacion se 2 vëllezër posedonin një arsenal armësh zjarri, në banesën e tyre, në lagjen “Teqe”.

Bazuar në këto informacione, është ndjekur një hetim disaditor, me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, si rezultat i të cilit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, u finalizua operacioni policor i koduar “Brothers”. Në kuadër të këtij operacioni, u ushtruan kontrolle në banesën e 2 vëllezërve dhe në territorin përreth saj.

Nga kontrollet, në këtë banesë u gjetën të fshehura në katër çanta, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri revolver, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak për to. Armët dhe municioni luftarak u dërguan për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat