Dogjën tokat e mbjella, arrestohet 38 vjeçari nën hetimin një tjetër

Shqipëria

Dogjën tokat e mbjella, arrestohet 38 vjeçari nën hetimin një tjetër

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Një 38 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës  dhe një tjetër shtetase është shpallur në kërkim në fshatin Golem i Madh pasi ndezën zjarr nga pakujdesia dhe si pasojë u dogjën një ambient me 4000 dëngje me bar në brendësi, dhe një sipërfaqe toke e mbjellë, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetase.

Pas marrjes së njoftimeve për 2 zjarre, në lagjen “18-Tetori” dhe në fshatin Golem, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe ato zjarrfikëse, kanë shkuara menjëherë në të dyja vendngjarjet dhe kanë bërë të mundur shuarjen e të dy zjarreve, të cilat favorizoheshin nga era e fortë.

Policia thekson se si pasojë e ndezjes së zjarrit nga 38 vjeçari banues në Lushnjë, nga përhapja e flakëve është djegur një stan në pronësi të një shtetasi tjetër dhe 4000 dengje me bar që ishin brenda stanit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon sërish për qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat