Atentati në Vlorë, vjen reagimi i Berishës

Shqipëria

Atentati në Vlorë, vjen reagimi i Berishës

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 13:55
Sali Berisha

Sali Berisha ka reaguar pas atentatit me një të vrarë në Vlorë. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se “Shqipëria është vend që ka hequr dënimin me vdekje, por Edi Rama ka liçensuar bandat për zbatimin e tij”.

“Përgjaket Vlora. Turizëm dhe ekzekutime. Rendi në duart e krimit! Ekzekutohet nga dy vrasës 41 vjeçari. Moto: Hëngshin kokat e njëri-tjetrit!

Mbrëmë u ekzektua nga dy vrasës 41 vjeçari.  Si zakonisht, vrasësit u larguan në drejtim të paditur, dhe dogjën aty ku deshën makinën nga e cila qëlluan viktimën!

Policia njoftoi ministrin se banditët po i hanë kokën njëri-tjetrit, në përputhje me porosinë e “krim-ministrit.”

Shqipëria është vend që ka hequr dënimin me vdekje. Por Edi Rama ka liçensuar bandat për zbatimin e tij”, shkruan Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat