Aksident në Leskovik, 68-vjeçari përplas një këmbësor me makinë

Shqipëria

Aksident në Leskovik, 68-vjeçari përplas një këmbësor me makinë

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në Leskovik, ku një 68-vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësor.

Bëhet fjalë për shtetasin K.P nga Çarçova, Përmet i cili po udhëtonte me automjetin tip “Ford”, i cili përplasi këmbësorin B.C 74 vjeç nga Leskoviku. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spitalin e Ersekës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat