Përmbytjet në Greqi, Rama: Keqardhje për jetët e humbura, shqiptarët që jetojnë në zonat e prekura të kontaktojnë ambasadën

Shqipëria

Përmbytjet në Greqi, Rama: Keqardhje për jetët e humbura, shqiptarët që jetojnë në zonat e prekura të kontaktojnë ambasadën

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 14:42
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka reaguar ndaj motit të keq dhe përmbytjeve në Greqi.

Kreu i qeverisë ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në zonat e prekura që të kontaktojnë me ambasadën tonë në Greqi.

“Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithëzemërt me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore

Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, në numrin e aktivizuar të telefonit  𝟏𝟏𝟐, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë

Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës sonë përmes numrit të emergjencës  𝟎𝟎𝟑𝟎-𝟔𝟗𝟒𝟏𝟔𝟓𝟖𝟏𝟖𝟑, në dispozicion të qytetarëve 𝟮𝟰/𝟳 dhe në adresën e email-it  [email protected]”, shkruan Rama në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat