Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Fier, helikopteri Cougar ndërhyn nga ajri

Shqipëria

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Fier, helikopteri Cougar ndërhyn nga ajri

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Një zjarr i madh ka rënë në një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre në fshatin Hambar të Fierit.

Forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës po punojnë në terren për të shuar flakët.

Por era e fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.

Për këtë arsye, ministria e Brendshme ka vënë në dispozicion edhe helikopterin Cougar për ndërhyrje nga ajri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat