Psikiatrja shqiptare: 3 mijë euro, 10 ditë pushime në Jug, Dubai më i lirë

Shqipëria

Psikiatrja shqiptare: 3 mijë euro, 10 ditë pushime në Jug, Dubai më i lirë

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 10:23
Jugu i Shqipërisë

Psikiatrja Denisa Hoxha tha se Shqipëria është shumë e shtrenjtë për të kaluar pushimet.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se për 10 ditë me pushime në Shqipëri ka harxhuar 3 mijë euro.

Sipas saj, pushimet në Shqipëri i kanë kushtuar dyfish nga pushimet në Dubai.

“10 ditë në jug në Shqipëri shkon deri në 3 mijë. Pa tre mijë euro nuk ia del dot.  Në Shqipëri është dyfish i Dubait. Hotelet në Shqipëri kushtojnë edhe pse nuk të ofrojnë ushqim. Ky është realiteti shqiptar”- tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat