Zjarri rrezikon fshatin në Finiq, banorët nisin të braktisin banesat për të shpëtuar

Shqipëria

Zjarri rrezikon fshatin në Finiq, banorët nisin të braktisin banesat për të shpëtuar

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 16:25
Zjarri rrezikon fshatin në Finiq

Një zjarr i rrezikshëm ka përfshirë këtë mesditë fshatin Livinë, në bashkinë e Finiqit.

Korrespondentja e Euronews Albania, Anxhela Lushkaj, bëri me dije se era e madhe po bën që flakët t’i drejtohen qëndrës së fshatit.

Banorët kanë nisur të evakuohen dhe kanë braktisur banesat për shkak të rrezikut. Bimësia e dendur dhe era e fortë janë në favor të flakëve të zjarrit të cilat po përhapen me shpejtësi.

Sipas Lushkaj, hyrja në fshat është pothuajse e pamundur pasi flakët janë përhapur në të gjithë gjatësinë e rrugës që të çon drejt banesave.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e Finiqit, Delvinës e Sarandës, por kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Lufta e zjarrfikësve nga terreni duket e humbur dhe kërkohet ndërhrja nga ajri, është e pamundur hyrja në fshat pasi në të dyja anët e rrugës ka flakë të mëdha”, tha Lushkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat