Ndryshimet në kabinetin qeveritar, deputeti demokrat: Edi Rama ka marrë pozicionin e sulltanit dhe jo të kryeministrit

Shqipëria

Ndryshimet në kabinetin qeveritar, deputeti demokrat: Edi Rama ka marrë pozicionin e sulltanit dhe jo të kryeministrit

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 21:51
Edi Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi ka komentuar ndryshimet në qeverinë Rama. Ai tha se Edi Rama ka marrë pozicionin e sulltanit dhe jo të kryeministrit pasi po merr të gjithë institucionet nën kontroll.

“Zoti Rama ka, marrë pozicionin e liderit, sulltanit quaje si të duash. Nuk është kryeministër. Kryeministri ka një hapësirë të caktuar, por ky i ka marrë të gjitha institucionet nën kontroll. Kjo lloj qeverie është bërë një ndërmarrje”, u shpreh Shehi.

Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD foli edhe për situatën në të cilën ndodhet opozita, ku u shpreh se në këtë pikë ku jemi vendi jonë nuk ka më nevojë për rotacion, por për një ndryshim real.

“Pozitë-opozitë i kemi bërë sikur janë dy ndërmarrje aksionere. Unë them nuk ka më rotacion. Nuk kemi nevojë më për rotacion, e kemi bërë kaq herë. Ne kemi nevojë për një ndryshim real. Me rregullat e lojës ndryshe, imazh ndryshe, projekt politik ndryshe. Nëse ne ofrojmë të njëjtët persona, ai shqiptari që ri atje, për inerci do të thotë të rrijë ky që është më mirë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat