Sarandë, digjen tre shtëpi/ Zjarri në fshatin Livinë, u rrezikuan edhe banesa të tjera

Shqipëria

Sarandë, digjen tre shtëpi/ Zjarri në fshatin Livinë, u rrezikuan edhe banesa të tjera

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Këto flakë zjarri u shfaqën mëngjesin e të hënës në kodrat e fshatit Livinë të Finiqit.

Për pasojë tre shtëpi u dogjën pjesërisht. Të parët që u angazhuan për shuarjen e flakëve ishin banorët e zonës.

Me mjete rrethanore u përpoqën që zjarri të mos u afrohej banesave të tjera.

Banorët thanë se zjarrëfiksja mbërriti me vonesë. Përveç shtëpive, zjarri shkrumboi edhe sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj.

Për izolimin e flakëve u angazhuan zjarrfikset e Finiqit, Delvinës e Sarandës por puna e tyre u vështirësua për shkak të terrenit kodrinor.

Gjatë orëve të pasdites në ndihmë të tyre erdhi edhe një helikopter. Në të gjithë fshatin aktive janë disa vatra .

Policia ka arritur të identifikojë autorin e zjarrit, 36 vjecarin Mario Buzuka të cilin e ka shpallur në kërkim. Buzuka nga fhsati Livinë i Finiqit kishte ndezur zjarr në tokën e tij por flakët u përhapën me shpejtësi dhe dogjën  një sipërfaqe shumë të madhe dhe si pasojë u dogjën pjesërisht 3 banesa e duke rrezikuar të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat