“As me Berishën, as me Bashën”, Gjekmarkaj: Dëshirën e tyre për lidership e quaj një epokë të mbyllur

Shqipëria

“As me Berishën, as me Bashën”, Gjekmarkaj: Dëshirën e tyre për lidership e quaj një epokë të mbyllur

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 20:21
Agron Gjekmarkaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj thotë se nuk mbështet as Sali Berishën dhe as Lulzim Bashën.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjekmarkaj u shpreh se dëshirën e tyre për lidership e quan një epokë të mbyllur.

Gjekmarkaj, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e 43 deputetëve, deklaroi se e mbështet nismën e Gazment Bardhit për të mbledhur të gjithë faktorët opozitarë në një tryezë.

“Mendoj që jam ende një deputet i PD dhe po të njëjtat pozicione që prej muajsh gjendem, nuk jam as në krah të zotit Berisha, as në krah të zotit Basha. E quaj personalisht, dëshirën e tyre për lidership, një epokë të mbyllur, të tejkaluar dhe instistimin e tyre për të qenë me çdo kusht gati në kufijtë e fatkeqësisë për këtë forcë politike. Unë jam deputet i listës së PD, jam 1 nga 63 mandatet që opozita mori pra 2 vitesh dhe ndjej ende detyrimin moral, ndonëse PD po kalon momente të vështira, është e copëzuar në disa grupe, fatkeqësisht, të ruaj një lidhje poetike me PD, sentimentale dhe të mendoj që më shumë sesa ne si trupë politike, PD janë njerëzit që na kanë votuar.

Mendoj që ka një detyrim ku u thirr një mbledhje e opozitës, e gjithë opozitës, ishte i ftuar Lulzim Basha me të vetët, nga një nismë e zotit Bardhi. Nuk jam pjesë e asnjë grupi për hir të së vërtetës, por e kam mbështetur dhe kam konsideratë për zotin Bardhi si koleg, si kryetar i Grupit Parlamentar të PD dhe kam mbështetur nismën e tij për të ulur të gjithë faktorët opozitarë në një tryezë.”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat