Dogji tri banesa pasi i vuri zjarr tokës së tij, arrestohet 36-vjeçari në Finiq

Shqipëria

Dogji tri banesa pasi i vuri zjarr tokës së tij, arrestohet 36-vjeçari në Finiq

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 20:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka rënë në pranga autori që shkaktoi zjarrin dje në Finiq, si pasojë e të cilit u dogjën tri banesa dhe u rrezikuan disa të tjera.

36-vjeçari M. B., i vuri zjarrin tokës së tij, ditën e djeshme, dhe nga përhapja e flakëve u përfshi një sipërfaqe shumë e madhe, u dogjën pjesërisht 3 banesa dhe u rrezikuan disa të tjera.

Kur ka parë se zjarri po dilte jashtë kontrollit, ai është larguar. Zjarri, i favorizuar nga era, mori përmasa  të mëdha dhe u dogjën edhe të mbjella.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat