DASH reagon sërish për çështjen ‘Beleri’: Presim që autoritetet shqiptare të respektojnë ligjet e vendit

Shqipëria

DASH reagon sërish për çështjen ‘Beleri’: Presim që autoritetet shqiptare të respektojnë ligjet e vendit

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 08:29
DASH

Departamenti Amerikan i Shtetit iu dërgoi një tjetër mesazh autoriteteve shqiptare në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri , i cili mbetet në paraburgim.

Sipas Departamentit të Shtetit, qeveria amerikane pret që të ndiqet ligjit në rastin e Fredi Belerit.

Në përgjigje të një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit tha se “ne jemi në dijeni të rastit (të ndalimit të Fredi Belerit) dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin një proces të rregullt sipas ligjeve të vendit. )”.

Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat