Futën të miturin në automjet dhe i morën me dhunë varësen e floririt, arrestohen autorët

Shqipëria

Futën të miturin në automjet dhe i morën me dhunë varësen e floririt, arrestohen autorët

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Një i mitur është futur në automjet me dhunë nga dy persona, të cilët i kanë vjedhur një varëse floriri.

Policia njofton se ka mundur të identifikojë dy autorët e dyshuar dhe t’i prangosë ata.

Ngjarja është regjistruar në Bathore, ndërsa dy autorët mësohet se janë banues në Kamëz.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat