Vota e emigrantëve, Çuçi: Ne e kemi draftin tonë, pritet vetëm konsensusi nga opozita

Shqipëria

Vota e emigrantëve, Çuçi: Ne e kemi draftin tonë, pritet vetëm konsensusi nga opozita

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 13:19
Bledi Çuçi

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi ka ndarë me mediat disa nga prioritetet për sesionin e ri parlamentar.

Ai theksoi se tashmë PS e ka një draft për votën e emigrantëve dhe duhet vetëm konsensusi i opozitës që ai të kthehet në ligj.

Grupi parlamentar i PS do të bëjë maksimumin në procesin e integrimit. Në procesin e integrimit do të luajmë një rol të rëndësishëm në përafrimin e legjislacionit të Shqipërisë me BE-në. Kuvendi ka kohë që e luan këtë proces, por ky proces që quhet një krehje e të gjithë trupës shqiptare, besoj se ka rol me rëndësi në këtë proces. Ne si grup parlamentar do të luajmë dhe një rol në atë që quhet diplomaci parlamentare ku deputetët e PS do të jenë të angazhuar për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë dhe zhvillimet politike në Parlamentin Europian. Prioriteti i dytë që është i një rëndësie të madhe, është fokusimi i grupit parlamentar në reformën zgjedhore. Kemi një boshllëk që është krijuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ne do të jemi angazhuar që t’i përshtatim këto kushte. Do të adresojmë pa humbur kohë reformën, votën e emigrantëve. Ne duhet të krijojmë mundësinë që të gjithë emigrantët shqiptarë të shprehen me votë për qeverinë që i duhet Shqipërisë. Për fat të keq kjo nuk është realizuar. Ne si PS e kemi qëndrimin tonë, kemi dhe draftin tonë që e kemi adresuar, pritet vetëm konsensusi nga opozita, që më pas ta kthejmë në një ligj dhe t’i japim shqiptarëve atë të drejtë që nuk është e vogël. Edhe opozita shpresoj që ta kuptojë këtë domosdoshmëri për të çuar para një grup nenesh që do të garantonin votën e emigrantëve në procesin e zgjedhjeve të përgjithshme të Shqipërisë. Kushdo që është kreu i grupit parlamentar ta shohë këtë çështje. Emigrantët kanë të drejtën kushtetuese që të votojnë”, tha Çuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat