Lezhë/ Asgjësohen 710 bimë kanabis në fshatin Mërqi, vihet në pranga 40-vjeçari

Shqipëria

Lezhë/ Asgjësohen 710 bimë kanabis në fshatin Mërqi, vihet në pranga 40-vjeçari

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 13:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Lezhë/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”. Finalizohet faza e 36-të, si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut.

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Mërqi. Asgjësohen nëpërmjet djegies, 710 bimë narkotike cannabis sativa.

Vihet në pranga një 40-vjeçar që u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

Shpallet në kërkim një shtetas tjetër, pasi në banesën e tij janë gjetur pompa që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.

Në zbatim të planit operacional për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjences policore, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 36-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar “Imazhi”.

Gjatë operacionit, në fshatin Mërqi, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasin V. M., 40 vjeç, banues në fshatin Mërqi.

Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 710 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shpall në kërkim shtetasi N. P., 33 vjeç, banues në fshatin Mërqi, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur pompa që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.

Vijon puna për kapjen e shtetasit N. P. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat