Gjyqi i Fredi Belerit, Vangjel Dule merr pjesë në seancë: Po mbahet padrejtësisht në paraburgim

Shqipëria

Gjyqi i Fredi Belerit, Vangjel Dule merr pjesë në seancë: Po mbahet padrejtësisht në paraburgim

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 12:45
Fredi Beleri

Vangjel Duke ka marrë pjesë në seancën gjyqësore të Fredi Belerit, e cila ka nisur në orën 12:00.

Sipas një deklarate për median, ai kërkon drejtësi për hetimin ndaj kryebashkiakut të Himarës dhe shprehet se po mbahet padrejtësisht në paraburgim.

Sipas gazetares Anila Hoxha, kjo është seanca paraprake, ku gjyqtarja do të duhet të vendosë nëse SPAK ka kryer hetime të thella, që gjyqtari të vendosë nëse çështja do të kalojë në gjykim themeli.

Fredi Beleri ka depozituar në të dyja gjykatat kërkesën për të marrë zbutje të masës arrest me burg.

Gjithashtu ka patur akuza nga ana e tij se po ndalohet për të kryer detyrën e tij si kryetar bashkie, por kërkesa e tij nuk është pranuar. Pasi gjyqtarja paraprake të shpallë vendimin e  saj do të ketë një datë për gjykimin në themel.

Fredi Beleri u arrestua në flagrancë dy ditë para zgjedhjeve lokale dhe vijon të mbahet në burg edhe pasi doli fitues në garën e 14 majit, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Në pamundësi për të bërë betimin si kryebashkiak, Beleri akuzoi kryeministrin Rama si personin përgjegjës që pengon dhënien e lejes së veçantë që ai të kryej betimin. Sipas Belerit, nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën e tij, pasi kjo do të përkthehej në kufizim të rëndë të të drejtave kushtetuese.

Kryeministri Rama vazhdimisht është shprehur se çështja Beleri i takon vetëm drejtësisë. Gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, ai tha se nuk ka asgjë për të diskutuar me palën greke në lidhje me këtë çështje sepse pala greke nuk dëgjon asnjë koment por vetëm këmbëngul duke rënë ndesh me ligjet tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat