Bido përplaset me Çanin: Ke interesa nga Greqia?

Shqipëria

Bido përplaset me Çanin: Ke interesa nga Greqia?

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 00:42
Kreu i Arkivës, Ardit Bido dhe Arian Çani

Kreu i Arkivës, Ardit Bido ka “sfiduar” Arian Çanin në “Now me Erla Mëhillin” që të bëjë një thirrje për të drejtat e pakicave në Greqi meqë është pro të drejtave të njeriut dhe se ka dëgjuar ndonjëherë të bëjë të tillë thirrje.

Ai ironizoi duke thënë se nuk ka arsye pse mos ta bëjë një thirrje të tillë, vetëm nëse ka interesa nga Greqia. Ndërkohë, Çani iu kthye duke thënë se në gjithë këto vite në media s’ka qenë kurrë në karakterin e tij të bëjë të tilla thirrje të kësaj natyre.

Bido: Këshillit Grek mo, të të njohin.

Çani: Pse mo ça më di ti mua, kaq budalla më di ti mua, kaq misionar që të mendosh që do bëj thirrje?

Bido: Ke ndonjë frik nga shteti grek? Ke ndonjë interes tjetër?

Çani: O Bido mos më provoko mua se unë po sillem mirë me ty.

Bido: Dhe unë nuk po sillem keq.

Çani: Më ke dëgjuar ti mua? Tipi im, që kam 20 e ca vjet në ekran. Më ke dëgjuar që kam bërë ndonjëherë thirrje? Unë shquhem për të kundërtën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat