Bankomati “bujar”në Pogradec, u jep qytetarëve më shumë para se rroga

Shqipëria

Bankomati “bujar”në Pogradec, u jep qytetarëve më shumë para se rroga

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Një ngjarje e pazakontë është shënuar disa ditë më parë në Pogradec, pasi një bankomat i një banke të nivelit të dytë ka pasur një defekt dhe për pasojë ka nxjerrë tek qindra klientë më shumë para kur kanë bërë tërheqje.

Sipas të dhënave një pjesë e madhe që kanë tërhequr pagat u kanë dalë 6000 lekë më shumë.

Ka qenë vetë banka që e ka konsatuar problemin edhe pse me qindra rrogëtarë kishin marrë më shumë para dhe më pas janë telefonuar për t’i kthyer mbrapsht në bankë.

Nuk dihet se sa është shuma totale e shpërndarë gabim dhe nëse paratë janë kthyer të gjitha pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat