Fier: Aksident mes kamionit dhe autoambulancës, vdes pacienti brenda saj

Shqipëria

Fier: Aksident mes kamionit dhe autoambulancës, vdes pacienti brenda saj

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Një 77 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti në mes të autoambulancës që po e dërgonte në spital dhe kamioni.

Rasti ka ndodhur në rrugën Fier – Lushnje.

Siç raporton Abcnews.al shoferi i autoambulancës, infermieri dhe vajza e pacientit kanë pësuar lëndime të lehta.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip “Kamion” me drejtues shtetasin L. Gj. 31 vjeç, dhe autombulanca me drejtues shtetasin F. R., 54 vjeç, në të cilën ndodhej pacienti D. K., 77 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, drejtuesi i autombulancës, infermieri, shtetasi E. B., 33 vjeç dhe vajza e pacientit që ndërroi jetë, shtetasja E. A., 37 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorit po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit si edhe po kryen veprimet procedurale me 2 drejtuesit e automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat