Censi, drejtuesja e INSTAT: Janë realizuar 800 pyetësorë, intervistat edhe pasdite

Shqipëria

Censi, drejtuesja e INSTAT: Janë realizuar 800 pyetësorë, intervistat edhe pasdite

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 14:34
Elsa Dhuli

Elsa Dhuli, drejtoresha e Institutit të Statistikave tha në një deklaratë për mediat se procesi i censusit është duke vijuar normalisht. Dhuli u shpreh se janë në proces 1500 intervista dhe kanë përfunduar 800 pyetësorë.

Ajo tregoi se intervistat do të vazhdojnë edhe pasdite për të mundësuar pyetjen e personave që nuk janë në shtëpi në orët e paradites.

“Deri tani referuar sistemit, procesi po shkon mirë. Janë regjistruar pjesa më e madhe e anketuesve. 1500 intervista janë në proces, janë përfunduar rreth 800 pyetësorë. Procesi është dinamik dhe po shkon sipas pritshmërive, intervistat do vazhdojnë edhe pasdite për të mundësuar takimin me qytetarët që kanë qenë në punë. INSTAT do japë informacion mbi ecurinë. Ftojmë çdo individ t’i kushtojë disa minuta procesit të numërimit duke bashkëpunuar me anketuesit pasi censusi është një e mirë publike në të mirë çdo qytetari”, tha Dhuli.

Dhuli theksoi se është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm dhe t’u përgjigjen pyetjeve të formularit për censin e popullsisë dhe banesës pasi nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë do të gjobiten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat