FNSH dhe RENEA vijojnë kontrollet në Vlorë, një i shoqëruar

Shqipëria

FNSH dhe RENEA vijojnë kontrollet në Vlorë, një i shoqëruar

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

FNSH dhe Renea kanë vijuar edhe këtë mbrëmje kontrollet në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës. Burime për gazetarin Elton Nika konfirmojnë për një person të ndaluar nga policia.

Mësohet se për disa ditë qyteti bregdetar do të vijojë të jetë nën kontrollin e policisë dhe forcave Renea. Ndërkohë, pritet të vijojnë kontrollet në zona dhe banesa të ndryshme.

Një ditë më parë u arrestuan 6 persona, dy prej të cilëve janë Bruno Shehu dhe Sentiljano Basho. Ky i fundit është vëllai i një personi problematik, Tesi Basho, i akuzuar për një sërë krimesh në Itali dhe Shqipëri.

Tesi Basho është dënuar me burg përjetë edhe në Itali për drogë, për armë dhe falsifikime. Ndërkohë u sekuestruan dy armë zjarri tip pistoletë dhe po verifikohen se kujt i përkasin këto armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat