Ishte dënuar me 10 vite burg, kapet i fshehur në pyllin e Spillesë 41-vjeçari në Kavajë

Shqipëria

Ishte dënuar me 10 vite burg, kapet i fshehur në pyllin e Spillesë 41-vjeçari në Kavajë

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 10:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 41-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim është kapur teksa ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille të Kavajës.

Në prangat e policisë ra Xhevdet Xhafa, 41 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Gjykata e Apelit, Tiranë e ka dënuar 41-vjeçarin me 10 vjet  burgim, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat