Bardhi propozon ngritjen e komisionit hetimor, ja emrat e deputetëve të opozitës. Mungojnë anëtarët e PD

Shqipëria

Bardhi propozon ngritjen e komisionit hetimor, ja emrat e deputetëve të opozitës. Mungojnë anëtarët e PD

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 14:20
Gazment Bardhi

Ka përfunduar mbledhja e grupit të deputetëve të Sali Berishës në Kukës. Gazment Bardhi tha për mediat se është vendosur ngritja e komisionit hetimor për reformën zgjedhore, duke njoftuar se bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbashi.

“Jemi ndalur në axhendën parlamentare të të enjtes, me fokus reformën zgjedhore.

Sot kemi autorizuar ngritjen e komisionit hetimor që të propozojë projektvendimin për këtë reformë, bashekryetar është caktuar  Oerd Bylykbashin, anëtarë Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili.

Për ne është e papranueshme që në dy vite komisioni i reformës zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat duke favorizuar vjedhjen e vjedhjeve nga Rama”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat