Rama: Po sfidojmë SHBA-në në Këshillin e Sigurimit!

Shqipëria

Rama: Po sfidojmë SHBA-në në Këshillin e Sigurimit!

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 11:03
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në takimin vjetor të “Iniciativës Globale Klinton”, në New York ku ka komentuar pjesëmarrjen e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit.

Rama tha se ne jem një vend i bekuar me shumë miq të cilët na ndihmojnë për të përballuar situata emergjence, ashtu siç ishte edhe tërmeti i 2019, ku theksoi platforma e ideuar për mbledhjen e fondeve në Këshillin e Sigurimit, do të shërbejë për të njëjtin shembull.

Sakaq shtoi se Shqipëria edhe pse nuk ka fuqinë e SHBA-së, ia arriti për të qenë anëtar i Këshillit të Sigurimit dhe të marrë drejtimin e saj, ku sot ulet në krye të për të drejtuar seancën e rëndësishme gjatë dekadës së fundit.

“Kur u goditëm nga tërmeti qemë të bekuar se patëm miq dhe nuk na lanë vetëm as Bashkimi Europian, as Turqia, nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga shumë të tjerë të cilët na ndihmuan ndërkohë që qysh prej momentit të parë ishte e jashtëzakonshme të shihje ekipet e shpëtimit të vinin nga mbarë Europa e madje dhe nga Izraeli për të të ndihmuar me shpëtimin e njerëzve që ishin ende gjallë nën rrënoja.

Po kështu ishte e jashtëzakonshme të shihje vetë shqiptaret nga të gjitha vendet ku jetojmë, sepse ne jemi një rast mjaft i veçantë sepse jemi një komb i vogël, por me dy shtete, Shqipëria dhe Kosova dhe shqiptarët jetojnë kudo dhe ju e dini ndoshta më mirë se unë se në qoftë se doni të hani mirë, shkoni në një restorant të mirë shqiptar në New York dhe gjithë ndihma prej tyre ishte e jashtëzakonshme. Dëgjoni, ne po bëjmë në mënyrë mjaft modeste pjesën tonë dhe po përfitojmë nga kjo mundësi për të shfrytëzuar maksimalisht të qenit anëtar të Këshillit të Sigurimit, por ne nuk jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi Shqipëria.

Kështu që edhe pse jam shumë i gjatë, jemi shumë të vegjël për të imponuar ndonjë gjë apo për të udhëzuar botën drejt diçkaje. Ne thjeshtë besojmë që deri më tani ia kemi dalë të krijojmë sinergjinë e duhur me këto organizata shumë të mëdha, shumë më të mëdha se ne, siç thashë me “Future”, Google është futur në këtë aleancë që do të thoja është një start-up, është fillestare dhe me shprese dhe të tjerë do të bashkohen me ne.

Çdo kush mund të sjellë jo vetëm paratë, donacionet por edhe njohuritë sepse Google mund të kontribuojë shumë për shembull, sa për t’ju dhënë një shembull me aspektin teknologjik. Dikush tjetër mund të kontribuojë shumë në aspektin e shpërndarjes dhe kështu me radhë, pra ngritja e një platforme ku të gjithë mund të kenë qasje, ku të gjithë mund të informohen, ku të gjithë mund të shohin në mënyrë transparente kush bën çfarë dhe sa është nevoja për të çuar diku dhe sa është nevoja për të shpenzuar në një vend tjetër”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat