30.7% më shumë të ardhura për hotelet, 16% për restorantet

Shqipëria

30.7% më shumë të ardhura për hotelet, 16% për restorantet

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Hotelet rritën të ardhurat dhe fitimet e tyre në masë më të madhe sesa restorantet. Nga publikimi i të dhënave nga INSTAT rezulton se këtë sezon veror, indeksi I shitjeve për sektorin e hotelerisë shënoi një rritje me 30,7% kundrejt rritjes së shërbimeve të restoranteve, të cilat u rritën me 16%.

E reklamuar si një nga destinacionet turistike më të lira, Shqipëria u vizitua vetëm në muajin gusht nga më shumë së 2 milion turistë dhe pushues, të cilët qëndruan në strukturat akomoduese të të gjithë vendit.

Por nga ana tjetër, kontributi në punësim vijon të mbetet I zbehtë. Sipas të dhënave punësimi vijon të jetë i ulët me një rritje prej vetëm 4.2% në tre mujorin e dytë të këtij viti për strukturat akomoduese, dhe vetëm 1.6% për shërbimet e restoranteve.

Megjithatë turizmi dhe restorantet kanë kontribuar me 11.8% në ekonominë shqiptare, e cila në vitin 2022 xhiroi 4,5 trilion lekë.

Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se shpenzimet e të huajve për të udhëtuar drejt Shqipërisë ishin 1.55 miliardë euro, 37% më shumë sesa vitin e kaluar.

Shqipërinë e vizituan vetëm 6 muajt e parë të vitit nga mbi 7 milion turistë nga e gjithë bota, 27% më shumë sesa një vit më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat