Dëshmia ‘bombë’ e Dumanit: Renato Çami ofroi 1.2 mln € për vrasjen e “Ben Qimes” dhe Dokles

Shqipëria

Dëshmia ‘bombë’ e Dumanit: Renato Çami ofroi 1.2 mln € për vrasjen e “Ben Qimes” dhe Dokles

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 12:58
Ervis Martinaj, Endrit Dokle dhe Renato Çami

Për ekzekutimin e Endrit Dokles, ish-anëtarit të bandës së Durrësit i liruar me kusht 3 vjet më parë nga gjykata e Krujës, s’ka qenë i interesuar vetëm Ervis Martinaj, i cili ofroi tek Nuredin Dumani 500 mijë euro në këmbim të vrasjes.

Por në lojën e negociatave për të goditur Doklen, është dhe një emër mjaft i njohur i botës së krimit në Fier, Renato Saliu, i njohur ndryshe si “Renato Çami”.

Sipas një ballafaqimi të bërë në muajin Mars 2023, mes bashkëpuntorit të SPAK, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, Dumani përmend Renato Çamin, si person që kërkonte jo vetëm eleminimin e Dokles por dhe të mikut të tij, Arben Isufaj alias “Ben Qimja”.

”…kam diçka për të shtuar që se kam thënë më përpara. Doja të flisja për një çështje që nuk është diskutuar fare më parë.

Teksa flisja një ditë me Henrik Hoxhaj, më ka dërguar në aplikacionin “Matrix” fotografi me screnshoot të bisedave që Henrik Hoxhaj, fliste me një person që quhet Renato Çami, i cili interesohej në lidhje me vrasjen e “Ben Qimes” dhe Endrit Dokles.

Personi jepte 1 milion e 200 mijë euro për vrasjen e këtyre dy personave…”-ka treguar i penduari Nuredin Dumani.

Por ky rrëfim i Dumanit, gjatë ballafaqimit në ambjentet e SPAK, nuk është mbështetur dhe konfirmuar nga Henrik Hoxhaj, i cili ka shtuar se: ”…unë nuk e pranoj këtë që sapo tha Nuredin Dumani. Unë nuk kam biseduar asnjëherë me të, për këto emra që nflet…”, shkruan gazetari Elton Qyno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat