Flakët jashtë kontrollit, Prefekti i Fierit: Me ndërprerjen e energjisë, kemi vështirësi në mbushjen e zjarrfikëseve me ujë

Shqipëria

Flakët jashtë kontrollit, Prefekti i Fierit: Me ndërprerjen e energjisë, kemi vështirësi në mbushjen e zjarrfikëseve me ujë

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 22:31
Lefter Shehaj

Prefekti i Qarkut të Fierit, Lefter Shehaj ka deklaruar se situata është jashtë kontrollit me një përhapje të ekzagjeruar të flakëve.

Pavarësisht ndihmës së marrë nga zjarrfikëset e Beratit dhe të Vlorës, Shehaj thotë se aktualisht është bërë e mundur vendosja nën kontroll e flakëve në afërsi të banesave dhe forcat zjarrfikëse spo monitorojnë zonën, duke u përhapur përgjatë gjithë perimetrit të zjarrit.

Situata sikurse e shikoni edhe vetë ka një përhapje të ekzagjeruar të zjarrit. Një sipërfaqe të përhapur të vështirë për të ndërhyrë me mjete dhe forca, edhe për arsye të terrenit. Po adresojmë forcat zjarrfikëset sipas prioriteteve, duke siguruar më parë mbrojtjen e banesave. Aktualisht kemi arritur ta disiplinojmë zjarrin rreth banesave, duke ruajtur banesat dhe banorët që rrezikoheshin. Forcat zjarrfikëse janë përhapur sipas perimetrit të zjarrit dhe po monitorojmë dhe izolojmë vatrat.

Aktualisht kemi aktivizuar forcat dhe mjetet zjarrfikëse jo vetëm nga qarku i Fierit, por edhe zona të tjera si qarku i Vlorës dhe Beratit. Nga qarku i Beratit kemi forca zjarrfikëse të ardhura nga Bashkia Berat, Dimal, Kuçovë. Përveç kapaciteteve tona në ndihmë kanë ardhur edhe forca zjarrfikëse të Bengersit dhe Albpetrolit”- deklaroi Shehaj.

I pyetur nëse janë dëmtuar banesa, stacione, grype nafte apo stacion elektrik i djegur, Prefekti i Qarkut të Fierit shprehet se zjarri është evituar nga banesat dhe nënstacioni elektrik në Patos, megjithatë mjetet zjarrfikëse po hasin vështirësi në mbushjen me ujë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Aktualisht nuk kemi dëmtime të banesave. Kemi pasur një dëmtim pranë nënstacionit elektrik në Patos, pro zjarri është evituar. Edhe në banesa nuk ka flakë. Tani kemi vështirësi për mbushjen e mjeteve zjarrfikëse për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Ndërprerja e energjisë ishte e nevojshme për mostakimin e linjave elektrike, për shkak se djegia e telave elektrik, përcjellësve, do të shkaktonte një tjetër vatër zjarri”- u shpreh Shehaj.

Por, a do të ngrihet një komision për vlerësimin e dëmeve? Shehaj përgjigjet se edhe në këtë rast do të ndiqet procedura.

Gjithmon pas çdo rasti zjarri ndiqet procedura e evidentimit të dëmeve për të parë natyrën e dëmeve sipas sipërfaqeve, mund të ketë shkurre bimësi pyjore dhe pemë frutore, banesa apo dëme ekonomike në gjënë e gjallë”- tha Shehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat