Patos, përhapet zjarri në zonën e Marglliçit! Ushtria zbarkon në terren për vendosjen nën kontroll të flakëve

Shqipëria

Patos, përhapet zjarri në zonën e Marglliçit! Ushtria zbarkon në terren për vendosjen nën kontroll të flakëve

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 00:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Zjarri masiv që përfshiu mbrëmjen e sotme zonën e Marglliçit në Patos.

Duke rrezikuar banesa e puse nafte, vijon të përhapet.

Pavarësisht ndërhyrjes disa orëshe të forcave të shumta zjarrfikese, shërbimeve të Policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodhen në terren, ka qenë e pamundur shuarja e flakëve.

Forcat e Armatosura sapo kanë mbërritur pranë vatrës së zjarrit për të ndihmuar në vendosjen nën kontroll dhe më pas shuarjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat