Dhunë dhe grabitje! Pesë të proceduar në Dibër, një i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale

Shqipëria

Dhunë dhe grabitje! Pesë të proceduar në Dibër, një i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 13:21

Pesë persona janë proceduar penalisht dhe një tjetër është shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale në Dibër.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se nisi procedimi penal për shtetasit:

– B.R., 42 vjeç, dhe B.Z., 40 vjeç, banues në fshatin Limjan, pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.

– Dh. P., 49 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj shtetases B. P.

–  Z.A.,  62 vjeç, dhe D.D.,  32 vjeç, banues në Klos, pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.

Ndërkaq, është shpallur në kërkim e shtetasi R.Xh., 60 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në bar-kafenë e shtetasit B.M., dhe është larguar. Vijon puna për lokalizimin e vendodhjes, kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat