Plagoset punëtori në një minierë në Bulqizë, nën hetim brigadieri dhe inxhinieri

Shqipëria

Plagoset punëtori në një minierë në Bulqizë, nën hetim brigadieri dhe inxhinieri

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Ditën e djeshme një punonjës i një miniere në Bulqizë, ka mbetur i plagosur për shkak të shembjes së disa gurëve brenda në galeri.

Inxhinieri B.Ç, 66 vjeç nga Bulqiza dhe brigadieri A.H., 67 vjeç nga Tirana po ndiqen penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Këta shtetas dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë marrë masa për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, me qëllim sigurimin e jetës së  punëtorëve që punonin në atë galeri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat