“Rama u bë palë me Serbinë”, ish-deputeti i PD për tensionet në Kosovë: Vuçiç aleat i Putinit dhe i përkëdheluri i Evropës

Shqipëria

“Rama u bë palë me Serbinë”, ish-deputeti i PD për tensionet në Kosovë: Vuçiç aleat i Putinit dhe i përkëdheluri i Evropës

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 15:47
Ish-deputeti i PD, Aleksandër Biberaj

Ish-deputeti i PD, Aleksandër Biberaj, i ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me tensionet e krijuara së fundmi në Veri të Kosovës.

Ai u shpreh se qëndrimi i kryeministrit Rama në lidhje me rastin është i turpshëm, ndërsa shtoi se ai është bërë palë me Serbinë.

Biberaj u shpreh se presidenti serb Vuçiç, është aleat i Putinit dhe i përkëdheluri i Evropës, ndërsa tha më tej se shpallja ditë zie për terroristët e vrarë është një veprim po ashtu i turpshëm.

“Qëllimi i Serbisë është i ditur, por të turpshme janë qëllimet e kryeministrit shqiptar që bëhet palë me Serbinë. Vuçiç është aleat i Putinit dhe i përkëdheluri i Evropës. Ai donte të krijonte një Donbas në Kosovë, gjë që ka dështuar.

Ata duhen trajtuar si pushtues, por kryeministri s’mund të kërkojë konferencë ndërkombëtare. Nëse bëhet njohja e Kosovës, atëherë le të krijohet asociacioni i komunave serbe. Vuçiç i quajti qytetarë të Kosovës terroristët, por ata janë shtetas serbë. Ata janë futur edhe në një manastir, si mund të shpallet ditë zie, kur ata vrasin një polic?

Rama i mbështet ata me prononcimet e veta. Ai nuk kërkon njohjen e Kosovës, por kërkon konferencë ndërkombëtare”, tha ai ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat