Atentati në Dukagjin, reagon policia

Shqipëria

Atentati në Dukagjin, reagon policia

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gjin Guri. dhe Zef  Guri

Shtetasi Gjin  Guri po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Zef Guri ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat