Shisnin drogë dhe drejtonin mjetin në gjendje të dehur, dy të arrestuar në Fier

Shqipëria

Shisnin drogë dhe drejtonin mjetin në gjendje të dehur, dy të arrestuar në Fier

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar dy persona ne Fier për vepra ta ndryshme penale. Konkretisht një 30-vjeçar përfundoi në pranga pasi gjatë kontrollit në tabakinon që përdorej prej tij, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 shkop gome si ai i policisë dhe 1 armë të ftohtë (thikë),

Në rastin e dytë, i arrestuari është një 27-vjeçar.

Ky i fundit duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka përplasur një makinë tjetër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, por për fat të mirë nuk ka pasur pasoja në jetë njerëzish.

Dy të mitur të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike e llojit kanabis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat