Aktivizohet një vatër zjarri në një fshat të Fushë-Krujës, era e fortë favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve

Shqipëria

Aktivizohet një vatër zjarri në një fshat të Fushë-Krujës, era e fortë favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë herë në Fushë-Krujë. Gazetari Juli Shota raporton për BalkanWeb se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre në fshatin Bilaj.

Si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, teksa po afrohen në disa parcela të mbjella me misër.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë kujtojmë se një vatër aktive prej disa ditësh është dhe ajo në pyllin e Pishë Poros në Fier, ku ende nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit, edhe pse është ndërhyrë nga ajri dhe toka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat